Procesi i Importimit
nga Koreja e Jugut
Tek kmotors.al, ne mundësojmë importimin profesional të automjeteve nga Koreja e Jugut, me një proces të strukturuar dhe 100% transparent.
Zgjidhni veturën sipas kritereve tuaja (modeli, viti, kilometrat dhe buxheti).
Zgjidhni mënyrën e dërgesës dhe autorizoni ekipin tonë për kontrollin teknik.
Foto, video të detajuara dhe vlerësim i plotë për gjendjen e motorit, transmisionit dhe strukturës.
Konfirmoni blerjen nëse gjendja ju bind. Përndryshe zgjidhni një tjetër pa asnjë kosto shtesë.
Nënshkruhet kontrata ligjore dhe kryhet pagesa 100% paraprakisht.
Automjeti çregjistrohet në Kore dhe rezervohet anija e parë e disponueshme.
Pasi ngarkohet në anije, ju merrni kodin e gjurmimit për ta ndjekur në kohë reale.
Zakonisht 35 ditë me anije Ro-Ro ose rreth 60 ditë në kontejner.
Me të mbërritur në Durrës, kryhen procedurat e zhdoganimit.
Vetura ju dorëzohet e gatshme për targim dhe regjistrim.
Terma & Kushte të Përmbledhura
Pas një inspektimi të suksesshëm, anulimi i blerjes ka një tarifë prej 100€.
Për automjetet me mbi 200,000 km, inspektimi teknik është i detyrueshëm.
Inspektimi nuk mbulon pjesë konsumabile ose dëme të vogla kozmetike.
Kilometrat verifikohen vetëm përmes dokumentit zyrtar të kontrollit teknik në Kore.
Çmimet mund të pësojnë ndryshime deri në momentin e blerjes (kursi, transporti).
Datat e transportit janë të përafërta dhe varen nga disponueshmëria e linjave detare.